75 Mall Live Search
23:22 / E Martë, 22 Shkurt 2022 / SH F

Mbi 90 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë anti-COVID

Që prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës anti-COVID.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) bëhet e ditur se 813 mijë e 734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë antiCOVID.

Muaj më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e tretë antiCOVID-19 në Kosovë, e ku deri më tani janë dhënë 96 mijë e 408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit IKShPK njoftoi për një vdekje dhe 158 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 396 raste aktive me COVID-19.