75 Mall Live Search
22:09 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / MSH

“Mbi 900 vota të konfirmuara nga diaspora”, Ruzhda flet me shifra

Ruzhdi Shehu i LDK-së ka dhënë lajmin e mirë për përkrahësit e tij, për balotazhin.

Shehu thotë se kanë konfirmuar mbi 900 vota nga mërgata, e që do të kontribuojnë në rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve – që zhvillohet këtë fundjavë, shkruan IndeksOnline.

“Këtë përkrahje do të shpërblejmë me edhe më shumë punë dhe përkushtim, si dhe me projekte konkrete për të ardhmen e Junikut. Transformimin e Junikut nuk mund t’a ndal askush, sepse për Junikun vendosin vetëm junikasit” u shpreh Shehu.

Ky është postimi i plotë i tij:

E dashur mërgatë e Junikut,

Ju jeni gjysma e zemrës së Junikut. Prandaj ju lutem të injoroni të gjitha kërcënimet, mashtrimet apo provokimet e kundërshtarëve politik sidomos gjatë ditëve të fundit.

Deri më tani mbi 900 vota të konfirmuara për LDK-në nga votuesit e Junikut të cilët janë regjistruar për zgjedhjet e 9 nëntorit. Gjatë dy ditëve në vijim, presim edhe 100 vota të tjera për të vulosur përfundimisht fitoren e LDK-së. Prandaj e themi me gojën plot se pikërisht mërgata e Junikut është madhështia e fitores tonë të dielën e 9 nëntorit.

Këtë përkrahje do të shpërblejmë me edhe më shumë punë dhe përkushtim, si dhe me projekte konkrete për të ardhmen e Junikut. Transformimin e Junikut nuk mund t’a ndal askush, sepse për Junikun vendosin vetëm junikasit.