75 Mall Live Search
13:47 / E Diele, 05 Dhjetor 2021 / LB

Mbi 980 mijë qytetarë të Shqipërisë të vaksinuar me dy doza

Prej fillimit të vaksinimit në Shqipëri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer në total mbi dy milionë e 130 mijë doza të vaksinës anti-COVID, prej të cilave  mbi 1 milion janë doza të para, rreth 980 mijë qytetarë janë me dy doza dhe që prej 1 nëntorit janë kryer edhe mbi 78 mijë doza të treta përforcuese.

Vaksinimi ndaj COVID-19 është i hapur në pikat e përqendruara te vaksinimit, në qendrat shëndetësore, poliklinika si dhe nëpërmjet njësive të lëvizshme për të gjithë personat +16 vjeç si dhe fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar.

Deri më tani kanë mbërritur në Shqipërui mbi dy milionë e 663 mijë vaksina anti-COVID, njofton tvklan.