Mbi 99 mijë qytetarë morën dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Po vazhdon procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në gjithë vendin.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 333.705 doza të vaksinës.
Deri më sot 99.377 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse dozën e parë e morën 234.328 qytetarë, shkruan Indeksonline.
Vaksinën kundër Covid-19 mund ta marrë çdo qytetar mbi moshën 18-vjeçare.
Në vend administrohen vetëm vaksinat e Pfizer dhe AstraZeneca, ku qytetarët mund të zgjedhin llojin që dëshirojnë./Indeksonline/
