Mbi një orë pritje te pikat kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Deri në një orë janë pritjet në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, në hyrje të Kosovës.
Mërgimtarë të shumtë po vijnë drejt qyteteve të shumta të vendit tonë, për t’i kaluar festat e fundvitit.
60 minuta hyrje të Dheut të Bardhë, kurse deri në gjysmë ore në dalje.
Ndërsa në pikën kufitare në Merdar pritja është mbi një orë, deri në 80 minuta.
Saktësisht kolonat kanë arritur deri në 200 metra.
E pritje mjaft e madhe është edhe në kufirin Muçibabë, ku mërgimtarët po presin nga 30 minuta.