75 Mall Live Search
17:46 / E Martë, 13 Janar 2026 / B XH

LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?

Po bëhen gati katër orë nga fillimi i takimit të kryesisë së ngushtë të LDK-së dhe i njëjti ende nuk ka përfunduar.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është duke diskutuar me nënkryetarët e partisë dhe disa prej figurave kyçe të LDK-së për të diskutuar për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe hapat tutje.

Para fillimit të takimit në LDK kanë thënë se ky takim është konsultues ku do të bëhet balanci i rezultatit zgjedhor të LDK-së.

Të njëjtit janë shprehur më të rezervuar për të komentuar mundësinë e dorëheqjes së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Bazuar në rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.11 për qind të votave, që i sigurojnë 15 ulëse në Kuvend.