14:01 / E Enjte, 15 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Mbijetuesja e sulmit me acid, fejohet për Shën Valentin (Foto)

Pramodini Roul ka takuar të fejuarin e saj në spital në vitin 2014.

Gruaja që duroi një sulm të tmerrshëm të acidit si adoleshente ka shënuar festën e Shën Valentini në mënyrën më të veçantë të mundshme, duke u fejuar, transmeton Indeksonline.

Jeta e saj ndryshoj përgjithmonë në vitin 2009, kur një ushtar paramilitar (ushtar i vogël) hodhi acid.

Në moshën 16 vjeç, Roul pësoi humbje të plotë të shikimit në të dy sytë dhe 80 përqind djegie si pasojë e sulmit.

Ajo kaloi pesë vjet nën kujdesin e nënës së saj dhe dy motrave në shtëpi, duke kaluar nëntë muaj në një njësi të kujdesit intensiv.

Megjithatë, jeta e saj mori një kthesë për të mirë kur ajo u takua me të dashurin e saj në 2014, teksa trajtohej ende në një spital në Cuttack.

Së fundi ata janë fejuar me një ceremoni të shkëlqyer./Indeksonline/

 

Temat: