18:42 / E Martë, 22 Nëntor 2022 / k.v

Mbillen pemë në shkollat e Komunës së Drenasit

Sot, Komuna e Drenasit me Keep It Green, i mbështetur nga EULEX Kosova, mbolli 30 pemë në shkolla të Komunës së Drenasit, si pjesë e “Iniciativës për kompensimin e karbonit përmes mbjelljes së pemëve”.

“Jemi të lumtur që iniciativës sonë i është bashkuar edhe EULEX Kosovo, i cili ka vijuar me mbjelljen e 30 drunjëve në shkolla, për të ndihmuar drejt zbutjes së efekteve dëmtuese të ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna e Drenasit mbetet e përkushtuar për ta forcuar angazhimin institucional dhe bashkëpunimin me partnerë për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm./IndeksOnline/