Mbindërtimi në lagjen kryesore të Prizrenit, flasin nga Inspektoriati

Prizreni llogaritet të jetë njëri ndër qytetet me më së shumti vizitorë në vendin tonë. Por, disa mbindërtime dukshëm po e zbehin çeltërsinë e këtij qyteti.
Kështu, në rrugën “Brigada 125”, është duke u bërë një ndërtim për të cilin është në dijeni edhe Inspektorati komunal.
Sipas zyrtarëve të Inspektoratit, investitori-ja është duke bërë renovimin e kulmit ekzistues dhe ka filluar procedurat e marrjes së lejes nga Drejtoria e Urbanizmit.

‘’Ne si Inspektorat i Ndërtimit kemi qenë në inspektim në po të njëjtën ditë. Kur na kanë lajmëruar për disa punime të një objekti kolektiv, në adresën e sipërshënuar kemi zhvilluar procedurat e kërkuara me ligj dhe investitori-ja e punimeve në katin e fundit është duke bërë renovim të kulmit ekzistues.”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Komunal, për IndeksOnline.
Sipas tij për po të njëjtin mbindërtim kanë filluar procedurat e marrjes se lejes nga Drejtoria e Urbanizmit menjëherë pas inspektimit tonë”./IndeksOnline/