75 Mall Live Search
11:42 / E Premte, 08 Maj 2020 / indeksADMonline

Mbjellen 10 mijë drunj në Rahovec

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka nisur së zbatuari projektin për mbjelljen e drunjve të llojëve të ndryshme, si Rrap, Bli, Catalpa etj, sipas së cilit parashihet mbjellja e mbi 10 mijë drunjve, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, kompania e kontraktuar të ketë për obligim edhe ujitjen e drunjve gjatë muajve të nxehtë (prill-shtator), krasitjen sezonale, spërkatjen për mbrojte nga insektet dëmtues, si dhe zëvendësimin e drunjve që mund të dështojnë për arsye të ndryshme.

Njoftimi:

Një projekt serioz që do t’ia ndryshojë pamjen për të mirë komunës së Rahovecit, ka nisur sot. Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, ka nisur së zbatuari projektin për mbjelljen e drunjve të llojëve të ndryshme, si Rrap, Bli, Catalpa etj, sipas së cilit parashihet mbjellja e mbi 10 mijë drunjve në tërë territorin e komunës sonë.

Përveç mbjelljes, jemi përkujdesur që kompania e kontraktuar të ketë për obligim edhe ujitjen e drunjve gjatë muajve të nxehtë (prill-shtator), krasitjen sezonale, spërkatjen për mbrojte nga insektet dëmtues, si dhe zëvendësimin e drunjve që mund të dështojnë për arsye të ndryshme.

Mbjellja e drunjve, përveçse do ta zbukurojë ambientin tonë, edhe do ta bëj më të pastër, duke i kontribuar mbrojtjes së mjedisit në përgjithësi, prandaj dua të apeloj te të gjithë qyetetarët që bashkë me ne t’i ruajnë këto drunj dhe ta raportojnë këdo që e hasin duke i dëmtuar ato. Ky projekt ishte zotim gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit komunale nga Kryetari Smajl Latifi dhe ekipi i tij, prandaj gëzohem që po e realizojmë së bashku!

Urime të gjithë qytetarëve të komunës Rahovecit!