75 Mall Live Search
10:54 / E Hënë, 20 Qershor 2022 / k.v

Mbledhja e dy qeverive/ Garda e FSK-së rreshtohet për ta pritur Edi Ramën

Në prani të kryeministrave Albin Kurti të Kosovës,  Edi Rama të Shqipërisë, si dhe kabinetit qeveritar të të dy vendeve respektive, sot në Prishtinë mbahet mbledhja e përbashkët e dy qeverive.

Garda e FSK-së tani është rreshtuar për të pritur me ceremoni të larë shtetërore kryeministrin Rama i cili pas pak zbret në tapetin e kuq të shtruar nga kryeministri Kurti.

Kabineti qeveritar i Ramës është nisur me autobus për Kosovë dhe është gati për të arritur në Prishtinë. Rikujtojmë se shefi i tyre Edi Rama kishte ardhur një ditë më herët për të realizuar disa takime në Kosovë.

Ai fillimisht vizitoi kompaninë ‘M&Sillosi’, takoi një grup gazetarësh dhe në fund vizitoi familjen e ish presidentit Hashim Thaçi në fshatin Burojë të Skenderajt./IndeksOnline/