19:45 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Kurti, Sveçla dhe shefi i AKI-së arrijnë në Qeveri

Kryeministri Albin Kurti, ministri i brendshëm Xhelal Svecla dhe shefi i AKI-së, kanë arritur në Qeverinë e Kosovës.

Pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri Kurti ka thirrur mbledhje të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Të shtunën, më 25 shtator, Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok është djegur, ndërsa është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

Sipas hetimeve preliminare aty janë hedhur dy bomba dore, por të cilat “nuk kanë eksploduar”.

Kryeministri Kurti, gjatë një konference për media, të shtunën tha se Serbia po provokon konflikt serioz ndërkombëtar që rrezikon të marrë përmasa rajonale.