15:27 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Mbledhja e Këshillit, zyrtarët e VV-së bllokojnë trotuaret në Prishtinë (Foto)

Përderisa Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon sot mbledhjen e 31-të të Këshillit të Përgjithshëm, duket se jo gjithçka po bëhet sipas rregullave.

Edhe pse brenda mbledhja po mbahet e mbyllur pa praninë e mediave, jashtë objektit ku edhe po qëndrojnë delegatët e VV-së, veturat kanë bllokuar gjithë trotuaret, shkruan Indeksonline.

Veturat të shumta të anëtarëve të VV-së, janë parë të parkuara në trotuaret e rrugës ‘Luan Haradinaj’ ku tashmë është e pamundur ecja e qytetarëve në këtë pjesë./Indeksonline/