14:56 / E Premte, 17 Nëntor 2017 / k.v

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të hënën

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet të hënën me fillim prej orës 15:00. Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se si pikë e rendit të ditës janë gjithsej 23 pika. Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe seanca e re e Kuvendit.

R e n d i  i  d i t ë s

 

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

 

  1. Përgatitjet për seancën plenare:

 

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

 

  1. Koha për pyetje parlamentare,

 

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31për Lirinë Fetare në Kosovë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tatimin në Pronën e Paluajtshme,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/26 për Trashëgiminë në Kosovë,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-007 për procedurën jo-kontestimore,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndërmjetësim,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Shoqëritë Tregtare,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Standardizim,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëtor, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për infrastrukturën kritike,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Noterinë,

 

  1. Rekomandimi i Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit Vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2016,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb,

 

  1. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa,

 

  1. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur të Mediave,

 

  1. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.