11:17 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Mbledhja e LDK-së, anëtarët e kryesisë dalin në pauzë

Kanë shkuar në një pauzë të shkurtë, anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nga mbledhja e cila po mbahet në selinë kryesore të LDK-së, pritet të dal emri i kandidatit për kryeministër nga ky subjekt.

Zyrtarët e LDK-së po diskutojnë për të gjetur njeriun e duhur për ta dërguar në krye të ekzekutivit.

Deri tani, sipas burimeve të IndeksOnline brenda mbledhjes, gjithçka po shkon në rregull dhe ka diskutime konkrete për mandatarin./IndeksOnline/