75 Mall Live Search
13:59 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / A. M.

Mbledhja e LDK-së, nisin nënshkrimet e anëtarëve!

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbajë mbledhjen e parë të Këshillit të ri Drejtues.

Pikat e rendit të ditës do të jenë platforma e kryetarit të LDK-së dhe zgjedhja e kryesisë së re.

Mbledhja do të mbahet në Emerald Hotel në ora 14:00.

Ndryshe, të dielën e kaluar Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së, ndërsa kundërkandidatë të tij ishin Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa.