14:17 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Mbledhja e LDK-së pas mandatimit të Kurtit, a pritet dakordim për marrëveshjen me VV-në?

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Mbledhja në fjalë është thirrur nga numri një i partisë, Isa Mustafa teksa pritet të diskutohet çështja e koalicionit VV-LDK, raporton Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, Mustafa konfirmoi se ndërkombëtarët,  saktësisht ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian janë duke insistuar në formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së Re të Kosovës.

“Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa për Indeksonline.

Në zyrat e LDK-së sot të pranishëm kanë qenë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Abott./Indeksonine/