75 Mall Live Search
08:17 / E Hënë, 28 Janar 2019 / indeksADMonline

Mbledhja e mëngjesit në Qeverinë Haradinaj nis me një minut heshtje për Arian Dacin

Kabineti qeveritar i kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka nisur ditën sot me një minut heshtje për zëvendësministrin tashmë të ndarë nga jeta, Arian Daci.

Arian Daci humbi jetën si pasojë e një orteku të fuqishëm në Brezovicë ku edhe kishte zgjedhur që të kalonte vikendin.


“I përjetshëm kujtimi për ty, Arian Daci. “

RH

Pas ceremonisë sa varrimit ditën e djeshme ku edhe iu dha lamtumira e fundit, kryeministri Ramush Haradinaj ka publikuar sot një fotografi, duke thënë se kujtimi për të do të jetë i përjetshëm, transmeton Indeksonline.

Ndryshe Arian Daci njihej edhe si djali i Akademikut Nexhat Daci dhe për të nderuar familjen Daci të pranishëm në ceremoninë mortore ishin edhe shumë figura të larta shtetërore, por që dhimbja më e madhe padyshim ishte për familjarët edhe miqtë e Arianit./Indeksonline/