75 Mall Live Search
10:28 / E Premte, 20 Dhjetor 2024 / S Z

Mbledhja e parlamenteve, ndërtesa e Qeverisë stoliset me flamuj kombëtar dhe atë të Kosovës

Deputetë të Kosovës e të Shqipërisë do të bëhen bashkë sot në Prishtinë. Në javët e fundit të mandatit të dy legjislaturave, kuvendet e të dyja shteteve do të mbajnë seancë të përbashkët, e cila pritet të nisë prej orës 11:00.

Me këtë rast, ndërtesa e Qeverisë është stolisur me flamuj kombëtar dhe të Kosovës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortave dhe qëndrimit të delegacioneve shtetërore në Kosovë.