Mbledhja e Qeverisë, diskutohen 9 pika!

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti pritet që në orën 11:00 të mbajë mbledhjen e radhës,
Agjenda e mbledhjes së Qeverisë për sot, e mërkurë, parasheh 9 pika.
- Shqyrtimi i Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike-COVID-19
- Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Financimin e Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovën
- Shqyrtimi i Propozimvendimit për themelimin e ekipit nacional për hartimin e strategjisë për specializim të mençur.
- Shqyrtimi i draftit të Planit të veprimit 2020-2021 për zbatimin e strategjisë për përmirësimin e planifikimit dhe koordinimit të politikave “Sistemi i planifikimit të integruar” 2017-2021.
- Shqyrtimi i Propozim vendimit për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e katër anëtarëve të Bordit të Komisionit të pavarur për miniera e minerale.
- Shqyrtimi i Propozimvendimit për miratim i shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhim shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozim të drejtpërdrejtë rrezikut të infektimit në punën e tyre, gjatë trajtimit të pacientëve, lidhur me virusin COVID-19.
- Shqyrtimi i Propozimvendimit për të kërkuar nga presidenti i Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave për nënshkrimin e Amendamentit numër 1 të Marrëveshes midis Republikës së Kosovës dje Qeverisë Hungareze, lidhur me Programin kornizë për bashkëpunim financiar.
- Shqyrtimi i Propozimvendimit për themelimin e Grupit punues për hartimin e modaliteteve dhe skenarëve për çështjet e reformës në sistemin e drejtësisë me qëllim të adresimit të llogaridhënies duke mos e përjashtuar edhe Vettingun.
- Shqyrtimi i Propozimvendimit preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme/ ndërtesa-lokale afariste, të cilat janë nën menaxhimin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit e të cilat preken nga realizimi i projektit: “Ndërtimi i sheshit të qytetit Obiliq.