75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 12 Qershor 2026 / MSH1

Mbledhja e qeverisë: Këto janë vendimet që u morën sot

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë disa vendime.

Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar, në këtë përbërje: Rrezarta Korbaj, kryesuese; Kimete Zekaj, anëtare; Vlora Prenaj, anëtare; Samir Lleshi, anëtar; Fadil Sallteku, anëtar; Kosovare Demi – Rama, anëtare; Altin Sahiti, anëtar.

– Po ashtu, qeveria miratoi kërkesën e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumën prej 122,000.00 euro (njëqind e njëzet e dy mijë euro), për financimin e projekteve kapitale “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

Njëkohësisht, u miratua vendimin për autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro (njëqind e pesëdhjetë e katër mijë euro), për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për rritjen e kuotës së kapitalit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.