75 Mall Live Search
09:10 / E Mërkurë, 28 Gusht 2024 / MSH

Mbledhja e qeverisë/ ky është rendi i ditës

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhje, me fillim nga ora 10:00.

Në rend të ditës janë 11 pika. Rendi i ditës është si në vijim:

1. Shqyrtimi i propozimvendimit me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës, në pajtim me kërkesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës jep mendim lidhur me nismën legjislative për “Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete” (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Manualit për konsolidimin e akteve juridike në Republikën e Kosovës (ZKM)

3. Shqyrtimi i propozimvendimit për dhënien në shfrytëzim të pesë (5) ngastrave kadastrale në Graçanicë, me qëllim të ndërtimit të kompleksit “Qendra Rezidenciale e Kosovës për Autizëm, Sindromë, Daun dhe Aftësi të Kufizuara për Fëmijë, Persona të Rritur dhe të Moshës së shtyrë” (MMPHI)

4. Shqyrtimi i kërkesës së Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor he Infrastrukturës për transfer të mjeteve buxhetore deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht për vitin 2024, për kryerjen e obligimeve për shpronësimin e pronave (MFPT)

5. Shqyrtimi i propozimvendimit për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)

6. Shqyrtimi i propozimvendimit për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e Autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për ekstradim me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)

7. Shqyrtimi i Propozimvendimit për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin e Marrëveshjes për transferimin e personave të dënuar me Qeverinë e Mbretërisë së Suedisë (MD)

8. Shqyrtimi i Nismës për lidhjen e marrëveshjes së grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe KfW, Frankfurt am Main dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK) për projektin “Programi i menaxhimit të mbetjeve të ngurta II masat përcjellëse – mbështetje për KMDK” (MPPT)