75 Mall Live Search
12:57 / E Premte, 28 Maj 2021 / OSH

Mbledhja e Qeverisë, pikat e rendit të ditës, edhe lehtësimi i masave

Qeveria e Kosovës sot do të mbaj mbledhjen e saj të radhës e në të cilën pritet të diskutohen në lidhje me pesë pika të rendit të ditës.

E fundit e rënditur duket të jetë më e rëndësishmja e ditës së sotme, meqë ka kohë që nga qytetarët po prisin të merret një vendim përkitazi me lehtësimin e masave kundër Covid-19.

IndeksOnline ka mësuar nga burimet e saj se pikë e rendit të ditës do të jetë përveç aprovimit të transkripteve nga mbledhjet e kaluara , të asaj 8 dhe 9, si pikë e dytë e rendit të ditës do të jetë Shqyrtimi i Propozim vendimit për themelimin e grupit punues ndërinstitucional për rishkimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës 2021-2030

Po ashtu kabineti qeveritar do të bëj edhe shqyrtimin e Draftit të Strategjisë për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave në Kosovë 2021-2030 dhe Planit të Veprimit 2021-2023 (MMPHI)

Në pikët e katërt pritet të bëhet shqyrtimin i Raportit mbi Nivelin e Ekzekutimit të Projekteve të Huamarrjes Ndërkombëtare (MFPT).

Ndërsa pika e fundit është ajo që tashmë sa kohë po pritet nga qytetarët e Kosovës e që ka të bëj me propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë vendim për lehtësimin e masave ndaj Covid-19.

Ndryshe të mërkurën pas takimit të kryetarëve të komunave me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitija është marrë vendim që qeverisë t’i propozohet lehtësimi i masave kundër Covid-19, duke ua zgjatur orarin lokaleve e bizneseve tjera, si dhe heqjen e orës policore./IndeksOnline/