Mbledhja e qeverisë, tërhiqet projektligji për financimin e partive politike
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës e në të cilën janë shqyrtuar e miratuar disa çështje.
Një ndër to është edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, përcjelle Indeksonline.
Ky projektligj ka nxitur debate të shumta, sidomos nga shoqëria civile por edhe nga ndërkombëtarët, e të cilët kishin kërkuar që ky projektligj të tërhiqet.
E në mbledhje e saj, qeveria vendosi që të tërheq mbrapa atë.
“Ne kemi bërë një konsultë me Veselin lidhur me këtë Projektligj dhe është propozim që ky Projektligj të tërhiqet nga procedurat e Kuvendit”, tha kryeministri Haradinaj. /Indeksonline/