75 Mall Live Search
14:57 / E Premte, 04 Nëntor 2022 / A. M.

Mbledhja urgjente në vikend, ky është njëri prej planeve të serbëve në veri!

Lista Srpska ka vendosur që këtë të shtune të mbajë mbledhje me krerë të institucioneve lokale në veri të vendit.

E përditshmja beogradase, “Novosti” shkruan se është përgatitur që çdo serb që merr pjesë në mbledhje të marrë me vete flamurin serb.

“Siç dihet, në mbledhjen e madhe të përgjithshme të popullit serb që do të mbahet të dielën në Mitrovicë, çdo serb do të sjellë flamurin e shtetit të cilit i përket. Se a do të sjellin flamurin verdhë-kaltër të Kosovës, atë shqiptar kuqezi apo trengjyrëshin serb kuqeblu-bardhë, do të shihet të dielën”, thuhet në njoftim, transmeton Indeksonline

TË DIELËN FLAMURIN SERB DO TË NDODHET NË VERI TË KOSMETËS: Në Mitrovicë do të mbahet mbledhja e madhe e përgjithshme e popullit serb.

Ndryshe, kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka bërë të ditur se për vikend është caktuar një takim urgjent me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës.

Mësohet se atyre do t’u propozojë që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga ai personalisht, e duke përfunduar me serbët e vetëqeverisjes lokale, prokuroria, gjykata, policia dhe të gjitha autoritetet e tjera.

Rakiq u bëri thirrje mbledhjen duke pasur parasysh, siç e quajti ai, vendimin e fundit të suspendimit të drejtorit të Drejtorisë Rajonale Veri, Nenad Gjuriq, transmeton Indeksonline

“… për shkak se ai nuk pranoi të paralajmëronte bashkëqytetarët e tij për posedimin e targave të ligjshme KM, dhe të cilën kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu e mirëpritën dhe e përkrahën dje”, thuhet në njoftimin e Rakiqit. /Indeksonline/