10:14 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Mbledhje e jashtëzakonshme e kryesisë së Kuvendit

Në orën 10:30 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit me të vetmen pikë të rendit të ditës kërkesën e kryekuvendarit, Kadri Veseli për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.

Thirrja e kësaj mbledhjeje u bë pasi ndotja në Prishtinë ditëve të fundit ka arritur masa enorme.

Për këtë çështje, të enjten do të mbahet edhe mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës