12:12 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mbledhje e paparalajmëruar e Kryesisë së PDK-së

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli  ka thirrur sot  një mbledhje të paparalajmëruar të Kryesisë së partisë.

Por një gjë e tillë është mohuar nga vetë Shefi i Grupit Parlamentar  të PDK-së, Memli Krasniqi.

Në një përgjigje të shkurtë për Indeksonline, Krasniqi  vetëm ka deklaruar se nuk ka mbledhje.

“Nuk kemi mbledhje të Kryesisë sot”, ka thënë Memli Krasniqi.

Ndryshe burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në objektin e selisë së PDK-së janë parë fytyra të shumta të Kryesisë si dhe vetura zyrtare të parkuara jashtë selisë.

Sigurisht se mbledhja në fjalë ka të bëjë me zhvillimet e fundit brenda PDK-së edhe pse një gjë e tillë nuk  është zyrtarizuar./Indeksonline/