Mbledhje kapitenësh, Henderson fton të gjithë liderët e klubeve
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka ftuar të gjithë kapitenet e klubeve në Premierligë për të diskutuar rreth Super Ligës së Europës.
Ashtu siç shkruan ‘Daily Mail’ Henderson pritet që të ketë takim me kapitenet e klubeve në Premierligë, shkruan IndeksOnline
Kapitenët do të mblidhen të diskutojnë rreth kompeticionit ‘European Super League’.
Kujtojmë që shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, ka ‘kërcënuar’ klubet që të mos marrin pjesë në garat që organizohen nga UEFA.. Madje, UEFA do të tentoj t’i ndalojë edhe lojtarët e këtyre klubeve që të luajnë në Kupën e Botës dhe në Kampionatin Europian./IndeksOnline/