07:30 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mbledhje komemorative për akademik Idriz Ajetin

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot mban mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit.

Akademik Ajeti gjatë karrierës së tij ishte edhe rektor i Universitetit të Prishtinës.

Mbledhja komemorative mbahet në Sallën e Senatit në Rektorat dhe fillon në ora 14:00.