15:06 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen 70% e fondit për gjobën e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit

Janë mbledhur 70% e parave të cilat i janë dedikuar gjobës të cilën FIFA u dha lojtarëve shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Xhaka dhe Shaqiri u gjobitën nga FIFA për arsye se bënë shqiponjën në momentin që shënuan golat në ndeshjen e tyre me Serbinë.

Ndërkohë sot i pari i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se në fondin e Shqipërisë janë mbledhur 70% të parave duke falënderuar kështu të gjithë ata që kanë kontribuar.

Postimi i plotë:

?Eshtë mbledhur gati 70% e fondit?shumë faleminderit të gjithëve?dhe edhe një kujtesë, që ta arrijmë brenda javës 100% objektivin?

Temat: