75 Mall Live Search
16:53 / E Hënë, 29 Mars 2021 / Blerim

Mblidhen anëtarët e Kryesisë së LDK-së, a do të diskutojnë për Presidenten?

Në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka nisur të mblidhen anëtarët e Kryesisë. Në këtë mbledhje janë parë duke hyrë figurat kryesore të kësaj partie.

Pas takimit që pati kreu i kësaj partie Lumir Abdixhiku, me pretendetën për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani, ku ajo po kërkon mbështetjen e LDK-së për t’u zgjedhur Presidente, ai ka dhënë sinjale pozitive.

Lumir Abdixhiku ka thënë se megjithëse ekziston një disponim dhe janë sqaruar disa pika si garancë për të dhënë votën për presidente, megjithatë  ai në fund ka thënë se për këtë, vendimin do ta merr kryesia e kësaj partie si instancë e legjitimimit të votës së LDK-së për Presidentën.

Në këtë mbledhje sipas burimeve të IndeksOnline, pritet të merret një vendim lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit, pozitë të cilën po e synon Vjosa Osmani.

Në bazë të rezultateve të fundit, ku u vota Qeveria Kurti me 67 vota, për zgjedhjen e presidentit nevojiten që të paktën 80 deputet të qëndrojnë në sallë, që me këtë rast nevojiten 13 deputet të LDK-së të qëndrojnë në sallë për të bërë kuorumin në procesin e votimit.