Mblidhen “bossat” e Manchester United, diskutojnë për dënimin e Ronaldos, ka gjasa edhe të përjashtohet!

Erik Ten Hag do të takohet me hierarkinë e Manchester United sot për të diskutuar dënimin që Cristiano Ronaldos do t’i shqiptohet nga klubi.
Një nga këto dënime është edhe përjashtimi i lojtarit nga skuadra.
Krejt kjo pas intervistës së dhënë të portugezit për Piers Morgan.
Ten Hag u ka thënë drejtuesve të klubit se Ronaldo ka shkelur kodin etik të skuadrës dhe ka përdhosur fanelën e tifozët me deklaratat e tij.
Një gjë është e sigurt, Ronaldo do të largohet në janar nga Manchester United.
Mbetet të shihet nëse dënimi i tij do të jetë me vlerë financiare, apo lojtari mund të denigrohet me përjashtim të menjëhershëm nga skuadra./Indeksonline/