75 Mall Live Search
11:39 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / C E

Mblidhen “burrat” e Barcës, sot vendoset fati i trajnerit

Humbja 8-2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Bayern Munchen ka qenë një goditje shumë e madhe për drejtuesit e Barcelonës.

Setiene është duke i numëruar orët dhe shkarkimi i tij duket i pashmangshëm, shkruan Indeksonline.

Bordi dhe drejtuesit janë mbledhur në zyrat e klubit dhe shumë shpejt pritet të vihet me një përfundim.

Pas shkarkimit të Setiene, mediat spanjolle raportojnë se Koeman është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Barcës.

Ky mund të llogaritet si një nga sezonet më të dështuar të Barcelonës në 15 vitet e fundit. /IndeksOnline/