13:48 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Mblidhen deputetët e AAK-së

Sot u mbajt takimi i parë konsultativ i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Nga rezultatet e certifikuara të gjashtë tetorit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, AAK-ja mori 13 mandate.

Krahas angazhimit të të gjitha strukturave të AAK-së, kryetarëve të komunave, drejtorëve komunalë, asambleistëve (këshilltarëve), sot Grupi parlamentar i vendosi prioritetet dhe u shpreh i gatshëm që të japë kontributin e tij në avancimin e Kosovës.

Një unitet dhe vendosshmëri që u shpreh sot brenda Grupit…, është dëshmi se suksesi është i garantuar./IndeksOnline/