07:11 / E Enjte, 03 Qershor 2021 / AR

Mblidhen deputetët, flasin për arsimin dhe faljen e gjobave gjatë pandemisë

Sot në ora 10:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Aty do të ketë debat parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19, shkruan Indeksonline.

Ndërkaq, deputetët do të mblidhen sërish në ora 15:00 ku në rend dite do të jetë edhe propozimi i një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Rendi i ditës:

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2.Pyetjet parlamentare,

3.Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4.Propozimi i një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,

5.Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

6.Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19” (të premten më 4 qershor 2021).

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në punimet e seancës

Gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit.