07:14 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Mblidhen deputetët, vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot përsëri.

Me fillim nga ora 10:00 në Parlamentin e Kosovës pritet të vazhdojë seanca e së enjtes.

Ndryshe të enjten deputetët kanë diskutuar propozim rezolutën për gjenocidin, formimin e komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit dhe pika të tjera që lidheshin me gjenocidin.

Padyshim se në këtë seancë pati edhe të papritura e që ndikuan thuajse tek të gjithë qytetarët./Indeksonline/