09:08 / E Martë, 02 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mblidhen ‘dostat e vjetër’, Kurti dhe këshilltari i Kadri Veselit kujtojnë kohërat e vjetra!

Kryetari i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti së bashku kolegët e universitetit të Prishtinës kujtuan dje protestën paqësore të 1 tetorit.

Pasi bënë homazhe tek varri i ish-rektorit të UP-së, Ejup Statovci, Kurti dhe të tjerët pinë nga një kafe në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

Në tavolinë me liderin e LVV-së ishte edhe një shok i vjetër i tij. Mirëpo, ai tani është këshilltar i Kadri Veselit. Bëhet fjalë për Driton Lajçin i cili poashtu ishte pjesë e protestave të 97-ës.

“Me Bujarin, Prof.Gecën, Dritonin, Muhametin, Milotin, Mihanen, Jetonin, Ilirin, Xhelalin, Lulëzonin, Mentorin dhe Fatbanin evokuam me mall dhe shpresë kujtimet e shkëlqimit studentor nën okupimin e errët”, ka shkruar Kurti. /Indeksonline/