75 Mall Live Search
08:18 / E Premte, 10 Prill 2026 / Z S

Mblidhen dy komisione parlamentare

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen dy komisione parlamentare.

Në mbledhje do të diskutohen çështje që lidhen me punën dhe funksionimin institucional.

Fillimisht, në orën 09:30, do të mblidhet Komisioni për punë të jashtme dhe diasporë.

Në këtë takim, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë dhe pritet të miratojnë draftplanin e punës për sesionin pranveror të vitit 2026.

Ndërkohë, në orën 12:00, është paraparë të mbahet edhe mbledhja e komisionit “ad hoc” për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të KPM-së./Indeksonline/