Mblidhen dy komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Kuvendi i Republikës se Kosovës sot do të mbajë dy komisione parlamentare, përcjell IndeksOnline.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal
Rendi i ditës :
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr.05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative, faza e dytë;
3. Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin vjetor të RTK-së, për vitin 2022;
4. Të ndryshme.
Si dhe, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 12.3.2024;
3. Formimi i Grupeve Punuese për shqyrtimin e Projektligjeve;
4. Të ndryshme.