75 Mall Live Search
08:45 / E Premte, 28 Qershor 2024 / L K

Mblidhen dy komisione parlamentare, ky është rendi i ditës

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot pritet të mblidhen dy komisione parlamentare, përcjell IndeksOnline.

  1. Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Rendi i ditës:

Projektligji nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut

2. Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;

2.    Shqyrtimi i raportit të Komisionit funksional për Mandate Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës;

3.    Shqyrtimi i  kërkesës buxhetore të Kuvendit të Kosovës për vitin 2025, në bazë të Qarkores së parë buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfere  2025/01

4.    Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2023;

5.    Shqyrtimi i Programit të Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik – dhjetor 2024;

6.    Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin  2023;

7.    Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin  2023;

8.    Shqyrtimi i raportit vjetor financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2023;

9.    Të ndryshme