75 Mall Live Search
19:08 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Mblidhen fondet për trajtimin e Kaltrinës, të mërkurën niset për Gjermani

Kaltrina Zhushi këtë të mërkurë do të niset për trajtim në Gjermani, pasi është mbledhur shuma e nevojshme për trajtimin e saj.

Ajo ishte diagnostifikuar me sëmundjen e rrallë të Encephalitis Autoimuna Anti NMDAR. Kjo sëmundje atakon sistemin nervor dhe vështirëson funksionimin e rregullt të trupit dhe e njëjta nuk trajtohej në Kosovë.

Sipas një njoftimi të bërë nga familjarët, deri më tani janë grumbulluar 34 mijë e 643 eyro e 70 cent, duke mos përfshirë këtu edhe të hollat nga IPKO dhe VALA.

“Kaltrina, këtë të mërkurë do të niset për trajtim në Gjermani, saktësisht në një prej spitaleve të neurologjisë në qytetin e Berlinit. Gjendja momentale e Kaltrinës është stabile, çka po na jep shpresë se udhëtimi dhe trajtimi i saj do të ketë sukses të plotë. Në emër të familjes Zhushi, Tetes Zalbonë dhe Axhës Bekim dhe vetë Kaltrinës, duam të ju falënderojmë për kontributin tuaj gjatë kampanjës Reagimi i të gjithëve në ndihmë të Kaltrinës ka qenë inspirues për ne si shoqëri dhe familjen e Kaltrinës, bashkë me secilin prej jush kemi arritur në kohë rekorde të mbledhim sasinë e nevojshme për të nisur trajtimin për Kaltrinën”, thuhet në njoftim.

Familjarët besojnë se të hollat janë të mjaftueshme për trajtimin e Kaltrinës në Berlin.

“ Për hirë të transparencës, duam të ju njoftojmë se shuma e përgjithshme e mbledhur gjatë kampanjës kapë vlerën prej 34 mijë e 643 euro e 70 cent (pa llogaritur mbledhjen e fondeve nga IPKO dhe VALA procesimi i të hyrave nga këto dy kanale nuk është bërë ende). Sipas kalkulimeve konsiderojmë se këto mjete do të jenë të mjaftueshme për të përmbyllur trajtimin e saj dhe shpresojmë që nuk do të kemi nevojë për grumbullim fondesh të tjera. Poashtu familja Zhushi njofton se çdo cent i pashpenzuar do të shpërndahet te kategoritë e cenushme të shoqërisë, ose në raste të ngjashme të cilat kërkojnë trajtim jashtë vendi”. /Indeksonline/