75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 14 Qershor 2023 / MSH

Mblidhen katër Komisione parlamentare, shqyrtohen tri projektligje të rëndësishme

Katër Komisione parlamentare do të mblidhen sot për të shqyrtuar tri projektligje të rëndësishme për vendin.

Me fillim nga ora 10:00, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e shqyrton Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

I njëjti Projektligj do të shqyrtohet një orë më vonë nga Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

Po ashtu, në ora 11:00 Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ndërkaq, në ora 12:00, Komisioni për Integrim Evropian e shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.