20:27 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Mblidhen krerët e shtetit

Presidenti Hashim Thaçi është duke mbajtur takim të përbashkët me partnerët e koalicionit qeverisës.

Takimi i tyre po zhvillohet në një restaurant në Prishtinë, transmeton Indeksonline.

Ekipi i Indeksonline po qëndron aty dhe po përcjell nga afër takimin e tyre të paparalajmëruar për publikun.

Ky takim vije pak orë pas letrës së ashpër të zyrtarëve të SHBA-së ku kërkuan pezullim të taksës.

Në letrën e tyre thuhet se nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë raportet e dikurshme mes Kosovës dhe SHBA-së nuk do të jenë të njëjta, duke lënë të nënkuptohet çarjen serioze të marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve./Indeksonline/