75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 16 Mars 2021 / OSH

Mblidhen pakicat, merren vesh për ta votuar Qeverinë Kurti

Qeveria e Kurtit pritet të votohet javën e ardhshme. Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca konstituive të mbahet, më 22 mars, që është hapi final drejt formimit të institucioneve të reja.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë 58 deputetë së bashku, por që do të gëzojnë edhe votat e minoriteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës.

Indeksonline ka siguruar foton e takimit të minoriteteve jo shumicë ku është arritur marrëveshja që të votohet Qeveria e Kurtit.

NDS, LRDK, LPRK dhe PAI janë pajtuar që të votojnë pro Qeverisë me kryeministër Albin Kurtin.

Emilia Redzepi që njihet si “favorite” e Albin Kurtit ka qenë pjesë e këtij takimi. Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se ajo do të jetë përsëri me një pozitë të lartë në Qeverinë e ardhshme./Indeksonline/