75 Mall Live Search
10:56 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Mblidhen përfaqësuesit e lartë politikë shqiptar nga rajoni, Cakaj: Detyrë kombëtare e historike!

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, përmes faqes së tij zyrtare Facebook, ka njoftuar se në Tiranë ka nisur konferenca që do të mbledhë të gjithë përfaqësuesit e lartë politikë shqiptarë nga rajoni në baza vjetore me qëllim të krijimit të platformave të përbashkëta veprimi dhe bashkërendim të qëndrimeve politike në shërbim të afirmimit të të drejtave kombëtare!

“Roli i shqiptarëve është i patjetërsueshëm në mbështetje të proceseve euroatlantike në Ballkanin Perëndimor! Sidoqoftë, procesi i integrimeve euroatlantike nuk zëvendëson domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit mbarëkombëtar! Këtu veçanërisht duhet theksuar rëndësia e bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Thellimi i marrëdhënieve brenda shqiptareve është sa detyrë kombëtare e historike aq edhe interes poltik e strategjik”, ka njoftuar Cakaj./Indeksonline/