Mblidhen përsëri deputetët , a do ti ketë numrat VV-ja

Edhe gjatë ditës së sotme deputetët do të mblidhen përsëri për të votuar ose jo kryetarin e Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje do të propozojë përsëri kandidaten Albulena Haxhiu. Mirëpo në anën tjetër kandidatura e Haxhiut po kundërshtohet ashpër nga opozita.
Rregullorja e Kuvendit të Kosovës parasheh që çdo ndërprerje e seancës konstituive nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë.
Kuvendi konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të jenë emëruar kryetari dhe nënkryetarët, për t’i hapur rrugë formimit të Qeverisë së re
Seanca nis nga ora 10:00./Indeksonline/