Mblidhen protestuesit në Protestën për Veteranët

Janë mbledhur protestuesit në sheshet e Prishtinës.
Ekipi i Indeksonline ndodhet atje dhe do iu informojë në kohë reale për këtë ngjarje.

Mospërfshirja në Ligjin për pagën minimale të veteranëve të UÇK-së dhe përmendja e tyre në bisedën që e ka zhvilluar shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me nënkryetarin e Listës Srpska, Sllavko Simiq, e cila u publikua së fundi, janë dy arsyet kryesore për të cilat po protestojnë sot veteranët e UÇK-së.


