75 Mall Live Search
11:47 / E Diele, 06 Nëntor 2022 / k.v

Mblidhen serbët ne veri, protestojnë pas largimit nga institucionet e Kosovës (Foto)

Kanë filluar të mblidhen serbët e veriut për të protestuar ndaj vendimit të institucioneve të Kosovës për suspendimin e  komandantit të Drejtorisë së Policisë në Veri, i cili tha se nuk do ta zbatojnë vendimin e qeverisë së Kosovës për targat.

Protesta është thirrur nga Lista Serbe me fillim prej orës 12:00.

Shumë policë të komunitetit serb në veri dje kanë braktisur detyrën ndërsa sot dhanë dorëheqje kryetarët e komunave veriore dhe këshilltarët komunal.

Ekipi i IndeksOnline ndodhet në veri dhe po përcjell nga afër protestën e thirrur nga Lista Serbe./IndeksOnline/