Mblidhen strukturat në Gjermani, Haradinaj: Aleanca është më e përgatitur se kurrë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se strukturat e partisë janë mbledhur në Shtutgart të Gjermanisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri me dije se është bërë një mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit, shkruan IndeksOnline.
“Aleanca është më e përgatitur se kurrë për ta kthyer perspektivën e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik dhe për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Diaspora ka qenë dhe do të jetë pjesë e pa ndarë në cdo proces” u shpreh ai.
Ky është postimi i plotë i Haradinajt:
Në Stuttgart, strukturat e Aleancës në Gjermani janë mbledhur nën udhëheqjen e shefit të Shtabit të fushatës, Bekë Berisha dhe anëtarët e AAK-së.
Mobilizim i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 28 dhjetorit në mërgatën tonë.
Aleanca është më e përgatitur se kurrë për ta kthyer perspektivën e zhvillimit dhe integrimit euroatlantik dhe për të garantuar sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. Diaspora ka qenë dhe do të jetë pjesë e pa ndarë në cdo proces.
Krenar për angazhimin dhe përkushtimin tuaj për Aleancën.

