Mblidhen tri komisione parlamentare

Sot në Kuvendin e Kosovës takohen tri komisione.
Me fillim nga ora 09:00, Komisioni hetimor parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës mban takim me ekspertët e angazhuar në komision.
Më pas nga ora 10:00, Komisioni për arsim, shkencë, teknologji, inovacion, kulturё, rini dhe sport interviston kandidatët për anëtarë të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore.
Komisioni për Integrime evropiane nga ora 11:00 shqyrton Projektligjin nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.